MENU
klinika

120 milionë lekë për fituesin

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë hap tenderin e respiratorëve për pacientët

18.03.2020 - 12:56

Kur kanë kaluar 10 ditë nga rasti i parë zyrtar i zbuluar me koronavirus në Shqipëri, qeveria kërkon pajisje respiratore për pacientët e prekur nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje jetike tek personat e prekur nga COVID dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.

Tenderi “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19” është publikuar dje nga MSH. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është 18 marsi, pra sot deri në orën 17:00.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë pa TVSH. Me 60 pikë maksimale do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Operatori ekonomik që ka marrë më shumë pikë gjatë mbledhjes do të ftohet për negociata dhe lidhjen e kontratës. MSH kërkon që të gjithë dokumentet të jenë origjinalë pse kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme të të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.