MENU
klinika

Aeroporti “Nënë Tereza” njoftim të rëndësishëm për qytetarët

COVID-19/ Ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi

21.03.2020 - 17:11

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 23 mars 2020 do të ndërpriten të gjitha fluturimeve, përveç kompanisë “Air Albania”, që vazhdon fluturimet për dhe nga Stambolli.

Aeroporti sqaron se kjo masë merret për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërsa thekson se ndërprerja e fluturimeve do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

  • Njoftimi i Aeroportit “Nënë Tereza”:

Përditësim 14

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport