MENU
klinika

Lushnje/ Në ditën e 16 të emergjencës

COVID-19/ Qytetarët ende të pandërgjegjësuar

28.03.2020 - 10:05

Në ditën e 16 të emergjencës së koronavirusit ka ende qytete në Shqipëri të pasensibilizuara me situatën, të cilët rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe pjestarë të familjes së tyre.

E tillë është Lushnja, pasi ditën e sotëm qytetarët në turma kanë nxituar drejt tregjeve për të bërë pazaret. Shumica prej tyre nuk kanë as masë mbrojtëse dhe as nuk respektojnë distancën e sigurisë.

Kujtojmë që lëvizja në këmbë eshte  e lejuar sot deri në orën 13;00 të mesditës, e më pas gjihçka do të jetë në shtetrrethim. Nga e hëna për çdo lëvizje në pazar, farmaci, suermarket do të lejohet dalja e vetem 1 personi dhe kjo do të kryhet nëpërmjet një leje të posaçme.