MENU
klinika

Përshtatuni!

Covid-19/ Nëse nuk shisni dot produkte, shisni informacion!

24.03.2020 - 11:57

Me ngjarje, projekte dhe prurjet e të ardhurave që po zvogëlohen në këto ditë për shkak të pandemisë, nuk është çudi pse pronarët e bizneseve po pyesin se sa i fortë është themeli i biznesit të tyre. Sidoqoftë, e vetmja gjë që duhet të mbani mend është se kjo pandemi nuk ka pse të prishë biznesin tuaj.

Një nga cilësitë më të mira që do t’ju shërbejë si sipërmarrës tani është përshtatshmëria. Duke u përshtatur me mënyrën si janë aktualisht gjërat, ka më shumë të ngjarë të mbijetosh. Mund edhe të ketë një mundësi për rritjen e biznesit. Këtu jepen disa udhëzime se si t’i qaseni kësaj situate në mënyrën që ju shërben më mirë juve dhe biznesit tuaj.

Mënyra e parë është zhvendosa e biznesit tuaj në rrjet. Me pak ndihmë e me pak mund, ju mund ta zhvilloni biznesin tuaj online, qoftë nëse jeni në sektorin e shërbimeve, qoftë nëse jeni në sektorin e shitjeve me pakicë. Pandemia i ka futur në shtëpi njerëzit, por nuk i ka zhdukur, ato vazhdojnë të jenë aktiv online.

Mënyra e dytë është të kuptoni atë që ju diferencon nga ofrues të tjerë nga biznese të tjera. Ka disa aktivitete që nuk mund të zhvillohen online, sikurse për shembull restorantet dhe fotografët. Biznese të atilla duhet të tregohen më kreativë këto ditë. Ju duhet të kapni të veçantën tek ju dhe ta shisni atë në forma të tjera online. Për shembull, një restorant mund të ofrojë kurse online gatimi, dhe një fotograf mund të ofrojë kurse online mbi strategjitë që ai/ajo ndjek për të qenë aq ndryshe në fotografitë që prodhon. E rëndësishme këtë periudhë është të ofroni informacion, sepse ky është produkti që kërkohet më së shumti gjatë pandemive.

Mos harroni gjithashtu të përgatisni më mirë biznesin tuaj për ndonjë krizë të ardhshme. Besnikëria e klientit, diversifikimi i rrymave të të ardhurave dhe ‘magjia’ e produktit janë disa mënyra se si ju mund të zhvilloni një biznes të pavarur nga krizat e mëdha globale. / Business Insider