MENU
klinika

Tre persona të prekur

COVID-19 prek Formula 1, në dyshim gara e parë

11.03.2020 - 14:14

Koronavirus ka prekur edhe Formula 1. Pas futbollit dhe shumë disiplinave të tjera sportive, me pezullimin e Çmimeve të Mëdha mund të përballet edhe gara më e rëndësishme e automobilizmit.

Kjo pasi mediat botërore zbulojnë se në Melburn, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1 janë identifikuar 3 persona që dyshohet se janë mbartës të virusit. Bëhet fjalë për 1 anëtar të stafit të McLaren dhe 2 të Haas që tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër dhe ndodhen në karantinë.

Mëngjesin e sotëm një person doli pozitiv me koronavirus në hotelin pranë pistës ku janë akomoduar shumica e skuderive dhe nuk është çudi që gara e parë sezonale e Formula 1 të anullohet. Të gjithë këta persona janë në karantinë në të njëjtin hotel, por frika është se të infektuarit nga koronavirus mund të jetë më shumë.

Për momentin vendimi i vetëm për këtë garë është që do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, por situata mund të ndryshojë në çdo moment dhe vendimi mund të jetë më kolosal. Gjithashtu, gara e javës së ardhshme në Bahrein do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura, teksa deri më tani janë konfirmuar shtyrjet e garave të Çmimit të Madh të Kinës dhe Tajlandës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtangistët tanë pretendojnë medalje

Shtyhet Kampionati Europian i Peshëngritjes