17.03.2020 - 17:16
Laboratorët e IKSHPK konfirmuan një rast tjetër pozitiv me koronavirus në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.
Vitia ka njoftuar se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivës.