MENU
klinika

Dyshohej për 16 persona të prekur

Covid-19, skuderia e Formula 1 merr lajmin e mirë

18.03.2020 - 17:09

Formula 1 nuk startoi sipas parashikimit më 15 mars nga përhapja e Coronavirusit. Të gjithë mekanikët e skuadrës McLaren, që ishin në karantinë në Melbourne, nuk janë të prekur nga Covid-19. Lajmin e konfirmoi sot skuadra britanike përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Gara e Australisë u anulua pikërisht për shkak të alarmit për coronavirus që u shpërnda pak ditë para garës. Madje një mekanik i McLaren doli pozitiv, ndërkohë që edhe në zonën përreth Melbourne Park pati disa raste pozitive.

Për këtë arsye, 16 persona të skuadrës McLaren mbetën në izolim në hotelin ku ishin akomoduar dhe nga dita e nesërme mund të rikthehen në vendlindje. Edhe personi që ishte pozitiv nuk ka më simptoma të virusit vdekjeprurës.