MENU
klinika

Mësohet shkaku

Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë

05.03.2020 - 13:18

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 50-vjeçarja që ndërroi jetë mbrmjën e djeshme nuk ka pasur koronavirus.

“Jane testuar 8 raste te reja negative, ne total 50 raste te dyshuara negative. Kane hyre 18030 udhetare ne Shqiperi. Te 127 ka pasur ne 24 oret e fundit 1427 thirrje ne oret e fundit vetem 32 me shenja te koronavirusit. Njoftoni 127 kur keni dyshime. Rasti i Korces rast kompleks, me edem pulmonare dhe ka rezultuar grip tipi A. Per coronavirusin doli negativ.  Asnje shqiptar i prekur nga koronavirusi”,  thuhet sipas Ministrisë.

50-vjeçarja humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Korçës.

kolana e librave

Burime bënë me dije se 50-vjeçarja vuante nga diabeti prej kohësh, e ndërsa kishte shfaqur probleme të frymëmarrjes gjatë shtrimit në spital, simptomë kjo e cila ka vënë në lëvizje mjekët e spitalit nëse bëhej fjalë për një rast me Coronavirus.

Ndërkohë që ky rast i dyshimtë ka bërë që spitali rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor të marrin masat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!