MENU
klinika

Kombëtares po i vjen një talent

Debuton me ekipin e parë, Broja: Dua të jem si CR7

08.03.2020 - 18:32

Një yll i ri po i vjen Kombëtares shqiptare. Sulmuesi i Shpresave, Armando Broja, realizoi sot ëndrrën e debutimit në Premier League. 18-vjeçari zëvendësoi sulmuesin francez Oliver Giroud në minutën e 86-të te Chelsea, teksa londinezët shkatërruan me rezultatin e thellë 4-0 Evertonin.

Media prestigjioze britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull futbollist shqiptar që aktivizohet me skuadrat zinxhir të Chelsea. Që nga hedhja e hapave të parë në futboll, stërvitja në akademinë e Tottenham dhe më pas kalimi te Chelsea, Broja rrëfen rritjen si futbollist dhe idhullin e tij Didier Drogba.

Në Angli tashmë, futbollisti shqiptar konsiderohet një talent, duke lënë mbresa të mira te trajnerët e Chelsea (10 gola në 9 ndeshje me U-18 dhe 3 gola në 10 ndeshje me U-23).

MOSHAT – “Mora pjesë në turne me fëmijët dhe aty ndodheshin skauterat e Tottenham. Në fakt, ai erdhi për të ndjekur një futbollist tjetër, por unë dola ‘futbollisti më i mirë i turneut’ dhe ata më morën mua, kështu që shkova te Tottenham.”

CHELSEA – “Kam qenë te Tottenham për 2 vite me moshën 8 dhe 9-vjeçare dhe gjatë këtyre 2 viteve jemi përballur shumë herë me Chelsea dhe ata më pëlqyen si futbollist, prandaj vendosa të shkoja atje.”

IDHULLI – “Idhulli im është Didië Drogba. Ai ishte një makineri e vërtetë, shumë i fuqishëm, finalizues perfekt dhe kishte një karrierë të jashtëzakonshme. Te Chelsea ai ka arritur shumë dhe ka qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha.”

RONALDO – “Babai ma tregoi një ditë dhe unë nisa të shikoja video-t e tij. Ishte shumë i fuqishëm, i aftë të godiste me të dyja këmbët, ai kishte gjithçka. Synon të bëhem si ai”.

Trajneri Edy Reja e ka deklaruar haptas që Broja do të ketë ftesë për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares në muajin mars dhe me siguri do të debutojë me fanellën e parë kuqezi. Një talent po i vjen Shqipërisë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e vlerave të kartonëve

Tani Kombëtarja shqiptare vlen mbi 100 mln euro