MENU
klinika

Kush thyen urdhrin i hiqet patenta

Dita e dytë e shtetrrethimit! Më pak makina se dje në qarkullim!

14.03.2020 - 08:31

Sot është dita e dytë e shtetrrethimit, një vendim i marrë për të parandaluar një bilanc më të rënduar të personave të infektuar.

Ndryshe nga një ditë më parë, me një vëzhgim me sy të lirë rreth orës 07:00:-08:00, orar ky i shumë personave që shkojnë në punë, kishte më pak lëvizje të makinave, kryesisht ato me logo. Policia ka dalë në terren me disa postoblloqe të ngritura në pikat më kryesore të qytetit për të bërë kontrollin e automjeteve private që nuk kanë marrë autorizimim për të lëvizur!

Ditën e djeshme u ndëshkuar 509 shoferë “të pabindur”. Nga këto 509 shoferë të ndëshkuar, 171 ishin  në Tiranë. Më pas vinte Durrësit, i ndjekur nga Lezha, Fieri, Vlora, dhe Elbasani. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shoferët që thyejnë këtë urdhët do t’u merret patenta dhe nuk do të mund të rinis autoshkollën për disa vite.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 32 të infektuar, mes tyre edhe mjeku i parë në Durrës që pati kontakt me viktimën, 73-vjeçare.