MENU
klinika

"Shëndeti i të gjithëve është më i rëndësishëm"

Elbasani bosh/ ‘Ditë Vere’ në kohë koronavirusi

14.03.2020 - 08:57

Koronavirusi për herë të parë do të ndalë festimet e Ditës së verës në Elbasan, qytet traditë për festimet e kësaj dite.

Përmes një postimi në facebook, kreu i bashkisë në Elbasan, ndërsa uron qytetarët, thekson se shëndeti është I tëgjithëve është shumë më i rëndësishëm.

Postimi i plotë:

DitëneVerës2020 ?? shumë qytetarë kishin menduar ta festonin në ?#Elbasan për t’u argëtuar me aktivitetet e parashikuara,??? për të shijuar gatimet tradicionale, ? ballokumen tipike ? dhe për të vizituar pikat turistike të qytetit. ? Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. ??

U kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë i luleve në 3D. ??? Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja! ?‍?‍?‍?❤️?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuloni të vërtetat

A ndryshon gjaku në pranverë?