MENU
klinika

Moszbatimi ndiqet me gjobë

Dokumenti/ Urdhrat për masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19

09.03.2020 - 10:53

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë të gjitha urdhrat e marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19 në Shqipëri.

Kështu:

1- Janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.
2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshi këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill.
3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve
4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këti urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë.