MENU
klinika

Portreti nga karantina e familjes Skënderaj

Duam qenka rritur!

20.03.2020 - 13:58

“Dashuria është çelësi i çdo porte!”!

Kështu shkruan sot Miriam Cani në një postim në Instagram, ku na tregon portretin e adhurueshëm të familjes së saj edhe pse në izolim nga frika e përhapjes së koronavirusit!

Miriam shfaqet me djalin Duam në krahë i cili është rritur tashmë, Albanin në krah i cili mban vajzën Ameli që buzëqesh teksa sheh vëllain!

Dy këngëtarët vijojnë të tregohen diskretë për portretin e të voglit, për të cilin jemi të gjithë kuriozë ta shohim si duket dhe kujt i ngjan.

Në janar çifti shumë i njohur i showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë.

Miriam solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhën emrin e veçantë Duam, si kënga e tyre e dashurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN