MENU
klinika

Kufijtë për mallrat mbeten të hapur

Durrës mbërritën 50 kamionë nga Italia

22.03.2020 - 17:11

Pezullimi i udhëtimeve nga toka ajri apo deti, vlen vetëm për qyetetarët, pasi mjetet që transportojnë mallra vijojnë të qarkullojnë lirisht.

Mëngjesin e së dielës, (22 mars) 2 tragete kanë zbarkuar në Durrës, të mbërritura nga porti i Barit në Itali. Bëhet fjalë për tragetet AF Marina” dhe ” Bari”, të cilët sollën më shumë se 50 kamionë mallrash.

Në tragetin e pare udhëtuan 24 kamione transporti mallrash, ndërsa me te dytin 27 të tillë. Ngarkesat perbeheshin nga artikuj te ndryshme, por rreth 20 perqind ishin produkte ushqimore per supermarketet.

kolana e librave

Autoritetet bëjnë me dije se kamionët dhe trageti janë të pajisura me leje te veçantë për të qarkulluar lirishit.

Ndërkaq një ditë më parë në port u bregëzua edhe një traget me kamione që vinin nga porti italian i Ankones. Megjithëse i gjithë vendi është në karantinë, autoritete portuale bëjnë me dije se puna do të vijojë normalisht, per te mos nderprere aktivitetin ekonomik te vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kufijtë e mbyllur për udhëtarët, jo për mallrat

7 kamionë nga Italia zbarkojnë në Durrës

Shoferët u nënshtrohen kontrolleve mjekësore

Vijnë nga Italia 54 kamionë mallrash në portin e Durrësit