MENU
klinika

Maqedoni e Veriut/ Njoftimi i Ministrit të Shëndetësisë

Dy medikamentet që po japin efekt te të prekurit me Covid-19

25.03.2020 - 10:21

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët me anë të një deklarate për shtyp lidhur me protokollin që po ndiqet për të kuruar të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce gjatë konferencës për shtyp tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët e sëmurë me koronavirus të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

kolana e librave

  • Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.

Qeveria gjithashtu ka njoftuar heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për qëllime mjekësore.

“Nga detyrimet doganore do të përjashtohen dezinfektuesit, maskat ​​mbrojtëse dhe doreza, syzet dhe pajisjet e tjera mbrojtëse”, tha drejtori i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski.

Të hënën ngrihet flamuri në Bruksel

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO

Shkon në 177 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Shënohet viktima e tretë në Maqedoninë e Veriut

Të moshuarit dalin paradite, të rinjtë pasdite

Maqedonia e Veriut merr masën e çuditshme