MENU
klinika

Instruksionet

Dy video të FSHF-së për stërvitje në shtëpi

25.03.2020 - 14:05

Të gjithë futbollistët në vendin tonë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të stërviten në ambientet e tyre private. Shumica e klubeve kanë organizuar në mënyrën e tyre stërvitjen e lojtarëve, duke u dërguar programe të veçanta trajnimi dhe duke gjetur mënyrën e tyre të komunikimit me ta.

Megjithatë, edhe Federatës Shqiptare të futbollit i lind detyra të japë instruksionet e nevojshme në lidhje me stërvitjen në këtë gjendje të jashtëzakonshme që gjendet vendi ynë dhe e gjithë Europa. Ditën e sotme ka qenë radha e Luca Laurentit për të ekzekutuar ushtrimet e nevojshme për të qëndruar në formën e duhur fizike.

NJOFTIMI I FSHF

Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Zv.Përgatitësi atletik i skaudrës kombëtare, Luca Laurenti do të shpjegojë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri te mosha U-15 meshkuj dhe femra. Sipas udhëzimit gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.