MENU
klinika

"Jam pozitiv, por jam mirë"

Edhe Placido Domingo me Covid-19

24.03.2020 - 08:59

‘E ndjej si një detyrë morale t’ju njoftoj që kam rezultuar pozitiv me koronavirusin. Lajmin e ka bërë me dije vetë tenori në adresën e tij në Facebook.

‘Unë dhe familja ime do të qëndrojmë në vet-izolim për të gjithë periudhën e nevojshme mjekësore’, shton Domingo.

‘Aktualisht jemi të gjithë mirë, por unë kam pasur simptoma si temperaturë dhe kollë dhe vendosa të bëj testin dhe dola pozitiv’, shton artisti.