MENU
klinika

"Ju përgjërohem... "

Elvana Gjata apel shqiptarëve

21.03.2020 - 16:50

Këngëtarja Elvana Gjata u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

Përmes tre postimeve, me të njëjtat fjalë “Qëndroni në shtëpi”, këngëtarja bën thirrje për të gjithë shqiptarët.

Me tone lutjeje dhe përgjërimi, Elvana Gjata i kujton popullit të saj se sa të rrezikuar janë në këtë mes, prindërit dhe gjyshërit tanë.

“Ju përgjërohem të gjithë Shqiptarëve!

Tirana! Vlora ! Shkodra! Prishtina! Shkupi! Ulqini! Kudo ku jeni o shqiptare!”, ka shkruar ajo.