Gjatë vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39,1 %.
“Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42,3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 1,8 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 3,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” shkruhet në publikimin e INSTAT.
Hidrocentralet publike, në vitin 2019, prodhuan 2.981 GWh nga 5.851 GWh të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 49,0 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.205 GWh nga 2.701 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 18,4.