MENU
klinika

"6 këshilla për liderët perëndimorë"

Evropa nuk mundet dhe nuk duhet ta “injorojë” Rusinë e Putinit!

19.03.2020 - 15:31

Gjashtë vjet pasi Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina dhe u ndëshkua me sanksionet perëndimore, disa udhëheqës perëndimorë janë ende të shqetësuar. Liderë si Emmanuel Macron i shohin vitet e fundit të tensioneve si një anomali, dhe dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie të mira me Vladimir Putin. Ata ndjehen të sigurt se mund të bëjnë më mirë se paraardhësit e tyre.

Por nëse nuk janë të kujdesshëm, ata do të përfundojnë si të gjithë ata para tyre, duke u zhgënjyer.

Putin i ka bindur shumë kolegë të tij perëndimorë se marrëdhëniet e këqija janë faji i Perëndimit.

Në dekadën e tij të parë në pushtet, Putini përdori rritjen e të ardhurave të naftës për të rindërtuar fuqinë ushtarake të Rusisë. Që atëherë, ekonomia është dobësuar, duke kufizuar aftësinë e tij për të forcuar më tej Rusinë. Pra, Putin është përqendruar në dobësimin e kundërshtarëve të tij, duke shfrytëzuar tensionet midis dhe brenda shteteve perëndimore.

Nëse udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Macron, nuk duan ta ndihmojë atë dhe arritjen e qëlimeve të tij, ata duhet të ndjekin gjashtë parime.

Së pari, njihni faktet dhe sfidoni Putinin dhe të tjerët kur i shtrembërojnë ato. Në një intervistë të fundit për Ukrainën, Putin përsëriti pretendimin se ukrainasit dhe rusët janë një popull me të njëjtën gjuhë, histori dhe kulturë. Udhëheqësit perëndimorë duhet të kundërshtojnë këtë histori të dyshimtë historike, duke theksuar se Ukraina moderne është një shtet sovran.

Së dyti, jini të gatshëm t’i përgjigjeni sjelljes së Rusisë kur shkel normat ndërkombëtare; nga aneksimi i Krimesë deri tek bombardimi i Sirise. Megjithë dyshimet e Macron, sanksionet janë një mjet i dobishëm.

Së treti, prioritet do të mbeten interesat perëndimore. Putini i bën liderët perëndimorë që t’i shohin interesat e tij si më të ligjshme sesa të vetat.

Së katërti, qëndroni të bashkuar. Putini ka bërë punë më të mirë në “përçarjen” e Perëndimit sesa liderët sovjetikë. Ai ka joshur disa liderë perëndimorë, si Trump apo kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, me imazhin e tij dhe promovimin e “vlerave tradicionale”. Udhëheqësit perëndimorë duhet të kuptojnë se ata ende kanë shumë interesa të përbashkëta.

Së pesti, mos e izoloni plotësisht Rusinë. Ka shumë arsye për të mos ebesuar Putinin, për t’u mërzitur nga gjërat që ka bërë regjimi i tij. Sidoqoftë, t’i injorosh autoritetet ruse është një gabim. Rusia dhe Perëndimi gjithashtu duhet të flasin për kontrollin e armëve, dhe konfliktet rajonale, edhe nëse nuk arrijnë ndonjë marrëveshje.

Së gjashti, kërkoni zonat më pak të ndjeshme të bashkëpunimit të mundshëm. Ndryshimi i klimës p%r shembull është çështje që do të preke si Rusinë, ashtu edhe konsumatorin e saj më të madh të gazit, Evropën. Rusia dhe Perëndimi janë përballur të dy me rrezikun e koronavirusit dhe duhet të punojnë së bashku.

Perëndimi duhet të sfidojë stereotipet armiqësore në mediat shtetërore ruse, duke punuar me Rusinë kudo që të jetë e mundur.

Udhëheqësit perëndimorë nuk duhet të harrojnë historinë, ose të injorojnë realitetin e Rusisë së Putinit, por as nuk duhet të jenë “peng” të saj.

Ian Bond është Drejtor i Politikës së Jashtme në Qendrën për Reformën Evropiane.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews/ Konica.al