MENU
klinika

Pas përhapjes së Covid-19

Federata botërore e tenisit vendos për turnetë

19.03.2020 - 11:40

Asnjë ndeshje tenisi nuk do të luhet para 7 qershorit. Me anë të njoftimi zyrtar, Federata Botëror e Tenisit ka lajmëruar të gjithë vendet anëtare shtyrjen e aktiviteteve tenistike për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

“Sezoni profesional i tenisit është pezulluar deri më 7 qershor 2020, përfshirë këtu edhe ATP Challenger Tour dhe ITF World Tennis Tour. Turnetë që do të zhvillohen nga 8 qershori e tutje do të jenë sipas programit. Jemi duke vlerësuar të gjitha opsionet që lidhen me ruajtjen dhe maksimizimin e kalendarit të tenisit bazuar në data të ndryshme për të luajtur turnetë e anuluara. Jemi të përkushtuar për këto çështje me tenistët tanë dhe anëtarët e turneut, por kjo do të shikohet në javët dhe muajt në vijim”.

Ishte kjo deklarata e Federatës Botërore të Tenisit. Vetëm një ditë më parë u anulua Roland Garros, për t’u sportuar në shtator. Ky njoftim prek edhe turneun në Madrid dhe Romë. Federata botërore mund të ndryshojë edhe datën US Open. Ndërkohë, renditjet botërore do të ngrijnë ashtu siç ishin në fillim të muajit mars dhe do të azhurnohen vetëm në fillim të korrikut, gjithnjë nëse situata e pandemisë globale të Covid-19 do të jetë përmirësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN