MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Fëmija im është mbipeshë, a rrezikohet nga ndonjë sëmundje?

08.03.2020 - 10:17

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Fëmija im është mbipeshë, a rrezikohet nga ndonjë sëmundje?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Keni të drejtë që shqetësoheni sepse në fakt obeziteti është një faktor potencial rreziku për shëndetin e fëmijës. Ne themi që një fëmijë obez do të vazhdojë të jetë obez dhe në moshë adulte dhe është i predispozuar për të patur disa patologji edhe në këtë moshë. Në radhë të parë, gjithmonë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me diabet tip2 që është karakteristikë e moshës mbi 40 vjeç.

• Janë të rrezikuar nga sindromi i insuliono rezistencës si pasojë e problemeve të diabetit.
• Janë të predispozuar për të patur astmë bronkiale.
• Janë të predispozuar për sëmundje të zemrës.
• Janë të predispozuar për të rënë në gjendje depresive ose izolim social.

Pa dashur të ngre gjendjen e alarmit, pasi e kuptoj edhe pozicionin tuaj si prind ju ftoj të konsultoheni dhe me një mjek dietolog apo edhe endokrinolog. Si dhe të flisni më ngushtë më fëmijën tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.