MENU
klinika

“Dua të të heq sadopak dhimbjen që të shkakton maska”!

Fëmijët surprizojnë mjekët e Infektivit që po luftojnë COVID-19

31.03.2020 - 16:55

Përtej zymtësisë së krijuar nga kjo situatë e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit, ku qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpi për rreth tri javë, ka edhe gjëra të bukura, që tentojnë të kthejnë sadopak buzëqeshjen.

Fëmijët e Pogradecit kanë dhuruar sot emocione të forta, teksa kanë surprizuar mjekët, që po luftojnë me COVID-19 te Spitali Infektiv.

foto galeri

Ata iu kanë dërguar mjekëve disa kartolina, të ngjitura në hyrje të spitalit, ku mes të cilave shkruajnë se po ua dhurojnë këto kartolina për t’iu hequr sadopak lodhjen dhe dhimbjen, që iu shkakton maska në fytyrë, por edhe për t’iu rrëmbyer një buzëqeshje.

foto galeri

“Si je? Uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr sadopak lodhjen dhe dhimbjen, që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo, edhe për të të rrëmbyer një buzëqeshje…. Unë të falënderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj për punën e palodhur, sepse falë jush … DO JA DALIM!”, shkruan njëri prej fëmijëve në kartolinën e tij drejtuar mjekëve.