MENU
klinika

Patrulla në disa akse

Fier/ Ushtria e policia kontrolle mjeteve me targa të huaja

12.03.2020 - 10:16

Ushtria dhe policia në kontroll që në orët e para të mëngjesit në rrugët e Fierit. Kontrollohen automjetet me targa të huaja, ato ku udhëtojnë më shumë se një pasagjer si dhe një pjesë e mirë e makinave familjare.

Patrullat janë vendosur në disa akse brenda qytetit të Fierit dhe në hyrje e dalje. Mësohet se patrullimet do të shtohen gjatë orëve në vijim, ndërsa në Fier janë mbyllur një pjesë e mirë e bareve dhe lokaleve. Në rrugët e qytetit vihen re pak qytetarë dhe lëvizja është e kufizuar. Hapur mbeten banka, disa lokale, dyqane ushqimore dhe disa supermarkete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoferët u nënshtrohen kontrolleve mjekësore

Vijnë nga Italia 54 kamionë mallrash në portin e Durrësit