MENU
klinika

Ndryshime edhe në Champions

FIFA e UEFA: Ligat me 18 ekipe, kufizim i ndeshjeve

23.03.2020 - 13:09

Situata alarmante e shkaktuar për shkak të koronavirus e ka detyruar FIFA-n që të rishikojë kalendarin për ndeshjet ndërkombëtare, të paktën deri në fillimin e Kupën e Botës 2022. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kreu i organizimit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino, ka paralajmëruar UEFA-n dhe Federatat e Futbollit se do të përballen me kufizime të ndeshjeve për një vit kalendarik.

Kampionatet vendase do të zvogëlohen me 18 skuadra, aq sa aktualisht luan Gjermania. Me shkurtime të tureve pritet të përballen edhe dy kompeticionet Europiane që mbajnë firmën e UEFA-s. Infantino përgatiti tifozët që të mos presin një Champions me mbi 17 ndeshje, kalendar që pritet të ndryshojë edhe në Europa League.

 

Më tej, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror shtoi se Europiani do të vijojë të diskutohet mes 24 kombëtareve, ashtu siç do të ndodh edhe me Kupën e Botës, e cila aktualisht luhet mes 48 kombëtareve.

Ndryshe nga turneu i parë i Ligës së Kombeve, që faza e grupeve u luajt mes shtatorit, tetorit dhe nëntorit, tashmë FIFA po mendon që turneu i radhës të shpërndahet në katër muaj, duke shtuar këtu edhe muajin mars. Ndërkohë, kompeticionet e reja nën patronazhin e FIFA-s e UEFA-s nuk janë prioritet, të paktën për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN