MENU
klinika

Detyrim për këto subjekte

Fiskalizimi/ Një aplikacion i ri për bizneset

21.03.2020 - 12:08

Qeveria ka saktësuar se cilat janë subjektet që do duhet të përdorin software-n e ri për t’iu përshtatur projektit të fiskalizimit. Kështu në vendimin i cili tashmë ka hyrë në fuqi, shpjegohet se tatimpaguesit, të cilët lëshojnë faturë për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve, faturë shoqëruese për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa ndryshim të pronësisë, dhe tatimpaguesit, të cilët operojnë në sektorë specifikë të biznesit, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, janë të detyruar të përdorin zgjidhjen e certifikuar të softëare-it në formën e një aplikacioni individual, ose një sistemi kompjuterik të integruar, ose një aplikacion Cloud, i cili mundëson:

-krijimin e një fature, një fature shoqëruese dhe vendosjen e të gjithë elementeve të nevojshëm;
-vlefshmërinë e operatorit që lëshon faturën ose faturën shoqëruese;
-dërgimin e sigurt të të dhënave në sistemin qendror, duke përdorur certifikatën elektronike;
-lëshimin dhe pranimin e faturave elektronike;
-transmetimin automatik të të dhënave në administratën tatimore dhe marrjen e mesazhit konfirmues nga administrata tatimore, pas verifikimit automatik të secilës faturë individuale ose fature shoqëruese.

Të detyruara janë edhe bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjektet e tjera, që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike, me qëllim certifikimin elektronik, transmetimin automatik të të dhënave në administratën tatimore dhe marrjen e mesazhit të konfirmimit nga administrata tatimore pas verifikimit automatik të mesazhit në lidhje me pagesat e kryera nga një faturë elektronike.

Po ashtu qeveria përcakton edhe kriteret specifike për çdo person juridik, shqiptar ose i huaj, i cili shfaq interes që të ushtrojë veprimtari si prodhues dhe/ose mirëmbajtës i zgjidhjes softëare-ike, në bazë të të cilave do të bëhet dhe përzgjedhja e ofruesve të këtij shërbimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financat nuk tërhiqen nga afati

Fiskalizimi nis në janar 2020, testimi në tetor

"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh