MENU
klinika

"Të gjithë jemi mbyllur në shtëpi"

Flet shqiptarja që jeton në Milano: Situata është dramatike

09.03.2020 - 11:04

Qytetarja shqiptare, Lydra Arkaxhiu, që jeton në Milano të Italisë, tha se situata në vendin fqinj është dramatike nga koronavirusi. Ajo deklaroi se prej ditësh është e mbyllur në shtëpi dhe askush nuk lejohet të dalë, qoftë për një shëtitje normale apo për të takuar familjarë e të afërm. Sipas saj, spitalet në Milano janë të tej mbushur dhe nuk ka vende më për terapi intensive. Madje, siç theksoi Arkaxhiu, edhe funeralet janë të mbyllura dhe nuk lejohet të bëhet as meshë dhe as të marrë pjesë njeri.

Intervista: Si është situata sot në Milano?
Situata në këto ditë në Milano me thënë të drejtën është dramatike. Unë jam në shtëpi, që prej ditës kur bëmë lidhje bashkë. Kemi urdhrin të mos dalim, po punojmë nga shtëpia. Me dekretin e fundit të qeverisë, që u firmos në 3 të mëngjesit, situata është bërë edhe më e vështirë, më dramatike. Kemi anuluar edhe daljet normale, takimet me familjarët. Nuk ka më vende për terapi intensive në Milano, është mbushur.

Cilët njerëz janë në punë aktualisht në Milano?
Transportet funksionojnë, trenat kanë ulur numrin e udhëtimeve, ata janë bosh. Metropolitana funksionon, me shumë pak njerëz. Dyqanet, baret, supermarketet janë të hapura, por me orare. Baret 8-6, nuk mund të pish kafe te banaku, por je i detyruar të ulesh. Dje në Milano lejoheshin të futeshin në supermarkete vetëm grupe me 20 veta. Kur je brenda në supermarket, është gjithmonë zëri që të thotë të mbash distancë.

Si është ndjekur procedura për përcjelljen e viktimave në banesën e fundit?
Sa i përket viktimave nga koronavirusi, ose dhe që s’janë nga koronavirusi, funeralet janë komplet të bllokuar. Me dekretin e fundit komplet kishat janë të mbyllura për funerale dhe çdo gjë, edhe për meshat. Meshat do të bëhen pasi të ketë kaluar kjo situatë emergjence, nuk ka asnjë lloj ceremonie për viktimat. Edhe personat më të afërt duhet të mbajnë distancën në momentet e varrimit. Është diçka e jashtëzakonshme. Rregullat janë shumë të rrepta. Nuk ekziston funerali në këto momente.

A ke dijeni për shqiptarë që kanë ndërruar jetë në Itali nga koronavirusi?
Jo. Këtu jepen vetëm numrat dhe zonat ku ka viktima, jo informacione të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Ç' ndodh me personat me temperaturë më të lartë se 37.5?

Bie numri i udhëtarëve nga Vlora drejt Italisë