MENU
klinika

Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon

19.03.2020 - 16:56

Plot shtatë gara shtyhen në total dhe sezoni i Formula 1 për këtë sezon vihet në dyshim. Pas shtyrjes së garave të Bahreinit, Kinës, Vietnamit dhe anulimit të Çmimit të Madh të Australisë, FIA ka vendosur të spostojë edhe tre të tjera për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Bëhet fjalë për Çmimet e Mëdha të Spanjës, Holandës dhe Montecarlos. Tre garat janë shtyrë pas zhvillimeve të fundit të përhapjes së Koronavirusit në Europë. Momentalisht ende nuk është vendosur data se kur këto evente do të futen në kalendarin e Formulës 1.

Një vendim i vështirë për organizatorët, por i nevojshëm, duke parë gjendjen alarmante që po kalon kontinenti i vjetër. Kujtojmë që këto gara ishin parashikuar për të zhvilluar në maj: Çmimi i Madh i Holandës më datë 3, i Spanjës më 10 dhe i Montecarlos më 24.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohej për 16 persona të prekur

Covid-19, skuderia e Formula 1 merr lajmin e mirë


Ismajli mbetet më i kërkuari në Itali

Shifra që kërkon Empoli për mbrojtësin e Kombëtares

Siti tabu, Liverpuli i ka mundur vetëm një herë…

Statistikat/ Supersfida e javës!

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!