MENU
klinika

Mendimi i ish-pronarit

“Formula 1 të anulohet për këtë sezon”

28.03.2020 - 14:07

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka këshilluar pronarët aktualë që të anulojnë sezonin 2020, duke parë situatën e krijuar prej coronavirus. Sipas tij, do të ishte një gabim nisja e një sezoni ku nuk ka asgjë të sigurt dhe mbi të gjitha respektimi i marrëveshjeve është në dilemë.

Madje ai shprehet se do të habitej nëse Liberty Media, grupi që zotëron sot kuotat e Formula 1, do të arrinte të zhvillonte 15 gara, siç edhe shpresojnë pronarët aktualë. Ndaj ai shprehet se anullimi i sezonit është vendimi më i drejtë.

“Mendoj se Liberty duhet të pezullojë çdo përpjekje për të zhvilluar ndonjë garë dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është të mendojë për sigurinë e njerëzve. Do të ishte gabim nënshkrimi i marrëveshjeve që më pas nuk do të respektohen.

Unë uroj me zemër që ata të arrijnë të zhvillojnë 16-18 gara siç dhe shpresojnë. Ndoshta mund të zhvillojnë 3-4 gara edhe në janar të 2021-t dhe t’i quajnë si të këtij sezoni. Duhen gjetur njerëz, vende e pista ku ekziston dëshira për të garuar”, – tha Ecclestone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon