MENU
klinika

Arsyeja

FSHF tërheq kandidaturën për Superkupën e Europës

02.03.2020 - 13:30

Federata Shqiptare e Futbollit ka tërhequr kandidaturën për zhvillimin e Superkupës së Europës në “Air Albania Stadium” për vitin 2022! Sipas njoftimit të FSHF, të gjitha përpjekjet tashmë do të bëhen për të sjellë në Tiranë, tek impianti i ri dhe modern, nalen e Ligës së Konferencës, një format i ri i futur së fundmi nga UEFA.

NJOFTIMI I FSHF

“Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë, që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022.

Duke i dhënë prioritet absolute këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Superkupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Arena Kombëtare”

“Rekord kërkesash për Francën, Superkupa në 2022”