MENU
klinika

Pësoi infarkt në fushë

Futbollisti i Ajax del nga koma pas rreth 3 vitesh

26.03.2020 - 22:33

Në këto kohë të vështira nda pandemia e Covid-19, një lajm i mirë vjen për klubin e Ajax dhe futbollin në tërësi. Abdelhak Nuri është zgjuar nga koma pas 2 vitesh e 9 muajsh. 22-vjeçari holandez pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Werder Bremen.

Ai në tapetin e fushës pas problemeve të mëdha në zemër. Pas 5 ditësh, ai ra në koma dhe ditën e sotme ka mundur të zgjohet dhe të lëvizë. Vëllai i tij dhe mjekët raportojnë se djaloshi ushqehet dhe reagon nëpërmjet udhëzimeve, por ende nuk mund të flaë dhe komunikojë.

Abdelhak Nouri

Nuri pësoi dëmtime në tru prej arrestit kardiak, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë më tej gjendja e tij shëndetësore. Gjithsesi, fakti që aprovon me qepalla dhe sy reagimet e të afërme dhe mjekëve, është shenjë pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN