MENU
klinika

Flet Valdrin Mustafa

Futbollisti shqiptar që kaloi Covid-19: Jam mirë!

22.03.2020 - 19:50

Covid-19 nuk ka kursyer as botën e futbollit, madje edhe yje si Dybala e Maldini, ndërsa i pari futbollist shqiptar i prekur është Valdrin Mustafa, që duket se ka kaluar më të keqen sa i përket infeksionit të tij nga koronavirus.

Sulmuesi shqiptar, i cili luan me Kosovën U21, është shumë pranë kthimit në normalitet. Sot, ai ka ndarë për fansat e tij lajmin se është shumë pranë kthimit në normalitet, me rezultatet e testit të parë që kanë treguar se është pozitiv.

“Të dashur miq, së pari, ju falënderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, – shkruan Mustafa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN