MENU
klinika

Rrethanat misterioze

Gjendet pa jetë një i ri nga Korça

03.03.2020 - 10:25

Një i ri është gjetur i pajetë në një fshat të Korçës, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan.

Aktualisht nuk dihet identiteti i viktimës, i cili është i moshës rreth 30 vjeç.

Bëhet me dije se ka dyshime se i riu mund të jetë vetëvrarë, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.