MENU
klinika

"S'ka nevojë tani!"

Gjendje e jashtëzakonshme? Kurti në kundërshti me Thaçin

18.03.2020 - 09:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti, do të kundërshtojë propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Presidenti Thaçi propozoi vendosjen e kësaj mase pas konfirmimit të 19 rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Këshilli kombëtar i Sigurisë është mbledhur me ftesën e kryeminsitrit, aty ka qenë edhe presidenti dhe ministrat që janë pjesë e këshillit”, tha Abazi.

“Kemi parë propozimin e presidentit, por këtë e konsiderojmë ndërhyrje në punën e qeverisë. Kemi marrë lëvdata nga ambasada e SHBA-ve dhe Britanisë për punën që po e bëjmë. Besojmë që me këtë formë të bashkëpunimit institucional do të vazhdojmë. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme të propozuar nga presidenti sonte. Sidoqoftë këtë do e shikojmë në të ardhmen, nëse do ketë nevojë. Për momentin nuk kemi nevojë për një masë të tillë. Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi marë masa, sikur mbyllja e shkollave”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga Koronavirusi?


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!