MENU
klinika

Nga Shpëtim Nazarko

Gjenialiteti gjerman në luftën kundër Covid-19

17.03.2020 - 13:40

Pak pas botimit dje tek Konica të shkrimit me titull ,“Kryeministër është më mirë të dëgjosh Majkëllin”, pashë një deklaratë të Drejtorit të OBSH, që theksonte me fjalë të tjera, atë që në thelb ishte respektimi i analizës së biofizikantit nobelist Majkëll Levit.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të kërkojmë qorrazi”, theksoi Drejtori i OBSH.

Thelbi i fjalës së këtij të fundit dhe Majkëll Levitit, qëndronte në një fjali me aq sa kuptova. Duhet bërë TESTIMI.

Ky mjet të tregonte qartë armikun dhe pastaj mënyrën për tu mbrojtur në mënyrën më të saktë prej tij. Turqit e kishin kuptuar po ashtu shpejt Levitin dhe e kishin thirrur që një muaj më parë dhe duket se megjithëse në shumë drejtime janë prapa gjermanëve, pra dhe në shëndetësi kanë rezultate të mira të paktën në vdekshmërinë e ulët apo shpërndarjen e Covid.

Si e respektonin në praktikë gjermanët dhe si po e perfeksionojnë ata idenë e Levittit?

Gjermanët kanë filluar testimin e pacientëve, jo vetëm në analizat që bëjnë njerëzit tek ne, duke telefonuar te 127, apo numrat që Ministria e Shëndetësisë ka shtuar ditët e fundit. Ata të dërgojnë me postë drejtpërdrejt në shtëpi një mjet të thjeshtë që të lejon të kuptosh në harkun e 24 deri 48 orëve nëse je i infektuar apo jo nga Covid 19.

Pra, personi që dëshiron, mund ta bëjë këtë provë drejtpërdrejt në shtëpinë e tij. Ai e dërgon pastaj me postë në laborator shiringën që ka gjurmën e asaj që kërkohet dhe merr përgjigjen.

Natyrisht, që Shqipëria nuk e ka teknikën e Gjermanisë, por mund ta përshtasë atë me mjetet që disponon.
Me të drejtë mund të thuash, se ne nuk jemi gjermanë dhe nuk kemi kushtet e tyre, Testi për ta kushton 250 euro, paguhen nga kasat e siguracionit, çka tek ne nuk ekzistojnë. Thënë me fjalë të tjera, papritur kuptojmë se pse mjekësia jonë sado përparime e përmirësime të bëjë, nuk ka për të shkuar shumë larg, nëse nuk vendos siguracionin në shëndetsi.

Megjithatë, duhet thënë, se në rastet tona, ku puna e bërë nuk paguhet si në Gjermani, nënkupton se kostoja, nëse përdor metodën e tyre, kushton më pak, por ndërkaq realizimi i idesë gjermane kërkon organizim të klasit të parë.
A e arrijmë dot atë që bën gjermani që në fakt është thuajse thelbi i idesë së Levittit që ndryshe quhet TESTIM?

Këtu është çështja themelore?
Në videon poshtë, shihet sesi e realizojnë gjermanët këtë test të thjeshtë. Mund edhe të mos arrijmë rezultatet e tyre. Gjermanët ndryshe nga gjithë Europa kanë 1900 spitale, për 82 milionë banorë dhe rreth 300 qendra kontrolli me një autoritet të tipit absolut. Dhe besoj ka shumë më tepër laboratorë se në çdo vend tjetër të Europës. Po,duket se testimi realizuar me forma të ndryshme si dhe ky që u përmend, bën ata që ndryshe nga Italia, që nuk është shumë më prapa tyre në sistemin shëndëtsor, të kenë vdekshmëri shumë më të ulët se italianë. Këta të fundit, në 28 000 raste infeksioni, kanë rreth 2000 të vdekur, ndërsa gjermanët, në 7000 të infektuar, vetëm 17.

Kështu funksionon në Gjermani. Mënyra se si bëhen testet në shtëpi. KLIKO KËTU PËR VIDEON

Shkrimi në thelb, u bë vetëm si rikujtesë për idenë e Levittit, që lidhet së pari me TESTIMIN. Se sa i realizueshëm është ai në vendin tone, kjo është punë tjetër. Po që gjithsesi të shpie në mendime, se si mund të shkosh në teknika analoge me të gjermanëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN