Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, ka mbyllur dje në mbrëmje dhe sot aktivitetet e 8 klasave private që funksionojnë për gjuhën angleze dhe lëndën e matematikës. Të tetë klasat kanë qenë të populluara me nga 20-30 nxënës të moshave 15-19 vjeç dhe funksionin duke mos marrë parsysh urdhrin e qeverisë për grumbullimin e njerëzve në vende të mbyllura.
Sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri po punohet intensivisht për zbatimin e urdhrave të qeverisë dhe në këtë kuadër inspektorët e ISHSH janë në terren për të idenfikuar raste të tilla dhe lënë detyra afatshkurtra për të përmbushur detyrat e lëna.
Sipas zotit Sinojmeri, u është lënë afat të gjithë operatorëve të linjave urbane të brendshme në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet për dezinfektimin e autobusëve brenda ditës së sotme, në të kudërt do të operohet sipas urdhrave në fuqi.