MENU
klinika

Monitorim dhe filmim i hapësirës

Gjirokastër/ Ngrihen dronët për shkelësit e shtetrrethimit

22.03.2020 - 08:58

Në orët e mbrëmjes Policia Vendore e Gjirokastrës, ka ngritur në ajer katër dronë të cilët do të monitorojnë dhe filmojnë të gjithë hapësirën jo vetëm në qytet por edhe në zonat përreth tij.

Qëllimi është identifikimi i personave që shkelin moratoriumin e vendosur nga qeveria shqiptare për ndalim-qarkullimin e këmbësorëve prej orës 13:00 të ditës së sotme dhe deri në orën 05:00 të së hënës.

Dronët janë lëshuar sot demonstrativisht në ajër nga qendra e qytetit të Gjirokastres në një kohe kur në rrugët e qytetit nuk shikoje këmbë njeriu.

Mesa duket ndërgjegjësimi qytetar ka arritur kulmin pasi nuk ka qenë prezent asnjë këmbësor apo dhe automjet përveçse punonjësve të Policisë Rrugore, ato të rendit si dhe të Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia Vendore e Gjirokastrës, dronet po filmojnë dhe pamjet kalojnë direkt ne serverin qendror te Policise se Shtetit nga ku dhe ne rast te evidentimit të ndonje shkelësi, ai zbulohet dhe me pas ndëshkohet sipas dispozitave që njeh ligji në raste emergjencash si ajo e COVID-19.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë