MENU
klinika

Vrau gruan me levë

Gjykata e Durrësit lë bë burg 63-vjeçarin

01.03.2020 - 11:46

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cili 4 ditë më parë vrau me levë gruan Hajdie Tosuni.

Nga hetimet prokuroria ka konstatuar se Hajdija u vra 3.3 m larg derës se dyqanit. Ndërkohë autori 63-vjeçar ka deklaruar se ka pasur konflikte prej kohesh me gruan 59-vjeçare.

Ndërsa avokati ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në kushte të rënduara psikike.

Vetë autori ka deklaruar se “Kemi punuar të dy bashkë”. Prokuroria ka deklaruar se autori mund të dënohet nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN