MENU
klinika

'Pa Gjykatë Kushtetuese...'

Gjyqtari i Strasburgut në manifestimin e Metës: 4 arsyet që më sollën këtu!

02.03.2020 - 17:55

Profesori Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, dha një mesazh të fortë para popullit shqiptar, të mbledhur në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjyqtari Binaku zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Pjesë nga mesazhi i Ledi Binakut:
Kur mora ftesën që t’iu drejtohesha sot, pyetja e parë që i bëra vetes ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija. Katër arsye m’u dukën të mjaftueshme, e para rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendosë se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa rëndësi. Arsyeja e dytë, më një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqes një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po është për pushtet, por për pushtetin kushtetues. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.

Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…”. Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata? Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.

Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 200 shqiptaro-amerikanë do na bashkohen"

Thirrja e Ambasadës Amerikane për 2 marsin, reagon Presidenca

"Implikimi dhe provat kundër murtajës vazhdojnë"

Meta me tone të ashpra: Kam dalë në sheshin e betejës…

Presidenca publikon mesazhin e Kim Mehmetit

“Ja arsyeja madhore për pjesëmarrje masive më 2 mars”