MENU
klinika

Deri në 10 000 të prekur me Covid-19

Greqi konfirmon shifrat e frikshme

24.03.2020 - 09:06

Greqia ka regjistruar 71 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 695 numrin e të infektuarve.

Njoftimin e dha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsoridas.

Ndërkohë janë shënuar 17 viktima, mosha mesatare e të cilëve është 76 vjeç, dhe 14 prej tyre janë meshkuj dhe 3 femra.

kolana e librave

Megjithatë Tsoridas deklaroi se në Greqi janë të infektuar me koronavirusi 8,000-10,000 persona.

“Kurba e epidemisë në Greqi duket sikur është ndalur. Jam i kënaqur që nuk e shoh këtë rritje dramatike, num mund të them se është ulur , por nuk është rritur në mënyrë dramatike,” tha ai.