MENU
klinika

Gjesti human i trajnerit

Guardiola jep 1 mln euro për luftën ndaj Covid-19

24.03.2020 - 21:59

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka dhuruar 1 milion euro për të luftuar shpërthimin e koronavirusit në Spanjë. Guardiola, i cili është në shtëpinë e tij në Barcelonë, ka punuar gjatë ditëve të fundit me avokatët e tij për të përpunuar mënyrën më të mirë të përdorimit të parave.

Kjo do të shkojë në një fushatë dhurimi të promovuar nga Kolegji Mjekësor i Barcelonës dhe Fondacioni Angel Soler Daniel. Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë.

Shifrat zyrtare tregojnë se 2696 njerëz kanë vdekur në vend dhe afro 40.000 janë infektuar. Paratë do të përdoren për të ndihmuar blerjen e pajisjeve mjekësore dhe materiale mbrojtëse për stafin e spitalit të përfshirë në trajtimin e atyre që pranohen në spital. Rajoni i Katalonjës është një nga zonat në Spanjë që ka numrin më të përqendruar të infektuarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i Cristiano Ronaldos

“Luani në shtëpi, luani për botën”