MENU
klinika

Daily Mail ka zbuluar se...

‘Hakmarrje për Brexit’/ Ja kush e infektoi kryeministrin britanik

29.03.2020 - 14:52

A mund të jetë kjo hakmarrja përfundimtare për Brexit? Sipas një teorie, Boris Johnson mund të jetë infektuar me koronavirus nga negociatori kryesor i BE për Brexit Michel Barnier.

Tha Mail on Sunday ka gjurmuar lidhjet midis atyre që dihet se kanë virusin në përpjekje për të identifikuar ‘Pacientin Zero’, personin e parë në një komunitet që infektohet.

Dhe dyshimet të çojnë në një takim në Bruksel në 5 mars midis Barnier dhe David Frost, negociatorit kryesor të Mbretërisë së Bashkuar, për raundin e parë të bisedimeve për një marrëveshje tregtare pas Brexit.

Koronavriusi mund të ketë kaluar në rrethin e brendshëm të Westminster përmes negociatorit kryesor të BE për Brexit Michel Barnier, sipas një teorie.

Brenda periudhës 14-ditore, Barnier njoftoi më 19 mars se ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv, duke shkruar në Twitter: “Unë po ndjek të gjitha udhëzimet e nevojshme”.

Të nesërmen, Downing Street zbuloi se Frost ishte izoluar pasi kishte vënë re disa simptoma, duke u bërë anëtari i parë i rrethit të brendshëm të kryeministrit që mendohet se ishte infektuar.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarë të tjerë të lartë filluan të punojnë nga shtëpia.

Dy ditë pasi ai nuk u ndje mirë dhe një ditë pasi konfirmoi se kishte koronavirus, Johnson nisi ta drejtonte vendin nga banesa e tij.

Ndihmësit dhe këshilltarët u mblodhën për një seri konferencash video me Johnson, përfshirë Komitetin e Luftës me Covid-19 ’, ku jepen të dhënat më të fundit të NHS.

Takime të ngjashme të komitetit të luftës do të zhvillohen nesër në mëngjes dhe gjatë gjithë javës tjetër, duke shpresuar se Johnson do të ketë vetëm ‘simptoma të buta’.

Pasi kryeministri zbuloi se kishte koronavirus, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock rezultoi pozitiv të Premten, dhe Chris Whitty njoftoi se, gjithashtu, pati simptoma.

Dje Sekretari Skocez Alister Jack u bë anëtari i tretë i Kabinetit që filloi të izolohet pasi kishte temperaturë dhe kollë.

Sources say that although Mr Johnson is trying to maintain his ‘usual sunny self’, he is blighted by a dry cough. He is continuing to fulfil his duties, speaking on Friday evening to Donald Trump

Por burimet thonë se megjithëse Johnson po përpiqet të ruajë “veten”, ai ka vazhdimisht kollë të thatë.

Ai po vazhdon të kryejë detyrat e tij, duke folur të premten në mbrëmje me Donald Trump.

Takimi i fundit i kabinetit që u zhvillua ishte 17 Mars, që do të thotë se të pranishmit mund të kishin kontraktuar virusin pa shfaqur ende simptoma.

Mundësitë e tjera të “Pacientit Zero” përfshijnë Princin Charles dhe Ministrin Shëndetësisë Nadine Dorries.

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Mail/ konica.al