MENU
klinika

Vendoset në izolim

Harvey Weinstein infektohet me koronavirus në burg

23.03.2020 - 10:28

Ish-producenti i filmave Harvey Weinstein, i cili po vuan dënimin me burg për sulm seksual dhe përdhunim, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Weinstein, 68 vjeç, është vendosur në izolim tha Michael Powers, presidenti i oficerëve të shtetit të Nju Jorkut dhe Shoqatës së Mirëbërësve të Policisë.

Powers tha se ai mësoi që ishte infektuar të dielën në mëngjes dhe është i shqetësuar. Disa anëtarë të stafit gjithashtu janë izoluar.

Weinstein arriti në qendrën Wende, një burg maksimal sigurie në lindje të Buffalo, Nju Jork, të mërkurën pasi u vendos në burgun e Rikers Island të Nju Jorkut.

Ai u dënua me 23 vjet burg në 11 mars për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi dhe për përdhunimin e Jessica Mann, një vajzë që aspironte të bëhej aktore.

Pas dënimit, Weinstein kaloi kohë në Spitalin Bellevue në Manhattan pasi kishte probleme me zemrën. Ai gjithashtu ka probleme të tjera mjekësore, përfshi diabetin dhe tensionin e lartë.

“Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Z. Weinstein, ne sigurisht jemi të shqetësuar, nëse ky është rasti, dhe ne po vëzhgojmë me vigjilencë situatën”, tha avokati Imran Ansari.