Ministria e Shëndetësisë ka informuar se kanë dalë nga spitali të gjithë nxënësit të cilët ishin raportuar më herët se kanë shkuar në ambientet spitalore të helmuar.
Sipas ministrisë, të gjithë nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” që janë helmuar kanë lënë sot ambientet e spitalit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Informacion i përditësuar
Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit
Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.