MENU
klinika

Në seancë me pranga

Henri Çili para gjykatës: Më arrestuat pa prova

01.03.2020 - 18:52

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza.

Burimet tregojnë se Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani, duke thënë “Arrestimi im është pa prova“.

Botuesi Henri Çili është mbrojtur  nga avokati Andi Duraj. Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.

Henri Çili u arrestua gjatë një operacioni policor me 6 akuza. Burimet kanë bërë të ditur se ai dyshohet të ketë premtuar se do  të ndikonte në Gjykatën e Lartë për të liruar dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të dënuar si pjesë e grupit të zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s,  Ibrahim Basha, në operacionin e qershorit të vitit 2015 në Lazarat.

Ai akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë