MENU
klinika

Për të shpëtuar futbollin

Humbjet, Spanja jep 500 milionë euro për klubet

26.03.2020 - 13:38

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, njoftoi se të gjitha klubet e Ligës së parë dhe të dytë do të kenë deri në 20 milionë secili, shumë e cila do të shtrihet në pesë deri në gjashtë vjet. E gjitha kjo për të zbutur sadopak humbjet, sidomos për klubet e vogla, që këto të ardhura mund të jenë jetike.

Ndërkohë edhe për ligat e ulëta dhe futbollin në tërësi është menduar për një kredi shumë të zbutur nga ana e federatës. Është një shumë e rëndësishme që do të përdoret për t’u përballur në këto momente emergjence për shkak të pandemisë. Kjo ishte sentenca e Rubiales në komunikim me përfaqësues të klubeve spanjolle.

la liga

konica sportkonica sport mobile

Numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit është shprehur gjithashtu për të ardhmen e kampionateve, që aktualisht janë ndalur në gjithë vendin. Sipas Rubiales, garat në të gjitha nivelet duhet të mbarojnë me patjetër.

Pra, verdiktet duhet të jepen në fushën e lojës, duke hedhur poshtë skenarët për shpalljen kampion të Barcelonës në rast se La Liga nuk vazhdon më për këtë sezon. Megjithatë, Rubiales thotë që së pari është shëndeti dhe garat do të rifillojnë në momentin e duhur, pasi për momentin as që bëhet fjalë për të zbritur qoftë edhe për stërvitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN