MENU
klinika

Risia

Instagram-i na e bëri edhe më të thjeshtë karantinimin

25.03.2020 - 16:45

Ndërveprimi mes njerëzve ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Jeta sociale, të dalat dhe aktivitetet e përditshme janë ndaluar, por kjo s’do të thotë që marrëdhëniet tona me njëri tjetrin të ndryshojnë.

Edhe Instagram-i mendoi për ne dhe ditët e gjata të karantinimit duke shtuar opsionin e ri “Media Sharing”!

Instagram-i na e bëri edhe më të thjeshtë karantinimin

Ky aplikacion i lejon njerëzit të bëjnë flasin/shihen në grup dhe njëkohësisht të shohin ç’bëhet nga Feed-i i tyre në të njëjtën kohë.

Nëse doni të nisni një Instagram Media Sharing, duhet të shkoni fillimisht në Direct Message, klikoni opsionin e videos dhe më pas të shtoni miqtë me të cilët doni të kaloni ca orë të mira. Që aty, ju do të mund të shihni të gjithë të njëjtën kohë foto, video, komente, njësoj sikur të përdornit të njëjtin telefon.

Dje, (24 mars), përfaqësues të Instagram-it shpjeguan se ky opsion është krijuar për të minimizuar efektet e distancimit social në të gjithë botën dhe për të qëndruar të bashkuar, veç e veç.

Përveç këtij opsioni të shtuar, Instagram-i konfirmoi se ka ndërmarrë inisiativa të reja për të ndihmuar në lidhje me edukimin e COVID-19.