MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Intelektuali shqiptar s’guxon të heshtë, ai duhet gjithnjë ta mbroj interesin publik dhe ate shtetërorë!

28.03.2020 - 08:12

1. HESHTJA që po mbretëron tek intelektualët
dhe intelegjencia (që Kosova i ka edhe për “eksport”) duke pritur se kush do e fitoj “betejën e denigrimit” në çmendurinë dhe hallakamen e ndodhur në Parlament, mendoj që është shumë më e rrezikshme dhe shumë më e pandershme, se sa vetë PRONONCIMI i ndonjerit prej nesh. Madje edhe nëse ai është i gabuar.

2. Pse e them kështu? Sepse, mendoj që të keqen, rrenën e mashtrimin e kemi obligim moral e qytetar me e dekonspiru, sa herë që na jepet rasti dhe mundësia, dhe sa herë që jemi tē bindur, se ajo e kërcnon seriozisht si procesin e shtetndërtimi, ashtu edhe interesin tonë kombëtar.

3. Ndryshe, çfarë na hyjnë në punë gjithë ato alamet librash e diplomash nga këta doktora e eksperta kulminant që tash i ka ne dispozicion tashmë Kosova. Jam shumë i zhgënjyer nga oportuniteti dhe indeferenca, e këtij soji intelektualësh! Nëse, e kam gabim, Ju lutem më përmirësoni…