MENU
klinika

"Receta e mamit"

Involtini me kunguj e ton, aperitiv i thjeshtë

31.03.2020 - 16:19

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

kolana e librave

Receta per: 4 persona

Recetë që ka sy, por edhe shumë shije të mirë!

INGREDIENTËT

  • 4-5 kunguj
  • 300 gram ton në vaj
  • 3-4 ullinj të zinj
  • 3 fileto açuge në vaj
  • Disa gjethe borzilok
  • 1 lugë pana kuzhine

UDHËZIMET

  1. Lani kungujt dhe pritini në feta për së gjati. Më pas piqini në skarë ose tost nga të dy anët.
  2. Hidhni në gotën e mikserit tonin, ullinjtë, açuget, borzilokun dhe panën dhe miksojini derisa të merrni një krem homogjen.
  3. Shpërhapeni nëpër kungujt e pjekur dhe më pas rrotullojini në vetvete.
  4. Fiksojini involtini-t me kunja dhëmbësh. Dekorojini duke vendosur edhe ullin të zinj, kaperi ose domate.
  5. Sipas shijes tuaj, mund t’i shërbeni involtini-t edhe me një salcë të shijshme të bërë në shtëpi.