MENU
klinika

Thirrje njerëzve që ka takuar

Ish-banori i Big Brother Albania pozitiv me koronavirus

27.03.2020 - 13:55

Ish-banori i Big Brother 4, Petrit Pjetër Bylykbashi është infektuar me virusin vdekjeprurës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në facebook.

Petriti thotë se i mori përgjigjet e testit ditën e djeshme dhe ishin pozitive.
Ai u shpreh se është i sigurt që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Postimi i tij

Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume